Lajme

Daut Haradinaj: Vaksinimi është zgjidhje për ta ruajtur shëndetin dhe shoqërinë

09/05/2021 11:36
nga:Gazeta Blic

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka shpërndarë një foto në rrjetin social Facebook ku shihet duke marrë dozën e vaksinës anti-Covid.

Ai ka thënë se vaksinimi është zgjidhje për të ruajtur shëndeti dhe shoqërinë.

“Përgëzoj mantilbardhët që me javë e muaj të tërë po e sfidojnë këtë virus global”, ka shkruar Haradinaj krahas fotos.

Ndryshe Haradinaj ka qenë gjithmonë ai që ka ngritur zërin kur ka qenë tema e pandemisë duke bërë apel nga qeveria që të sigurojnë vaksina për qytetarët e vendin, të shfrytëzojnë fonde e të nënshkruajnë marrëveshje për sigurimin e vaksinave në mënyrë që qyetatrët të kenë mundësi vaksinimi sa më të shpejtë.

Vaksinimi është zgjidhje për ta ruajtur shëndetin dhe shoqërinë.Përgëzoj mantilbardhët që me javë e muaj të tërë po e sfidojnë këtë virus global.

Posted by Daut Haradinaj on Sunday, September 5, 2021