Lajme

Daut Haradinaj uron 28 Nëntorin me foton kur për herë të parë UÇK doli në skenë

11/28/2021 13:11
nga:Gazeta Blic

Daut Haradinaj ka uruar festën e 28 Nëntorit mbarë kombit shqiptar.

Këtij postimi, ai ia ka bashkangjitur edhe fotografinë e realizuar 24 vite më parë, ku shënohej dalja e parë e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës në skenë, transmeton Indeksonline.

Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe dëshmori i kombit, Mujë Krasniqi, kanë qenë ata që kanë dalë për herë të parë publikisht para opinionit publik si pjesëtar të UÇK-së.