Lajme

Daut Haradinaj: UÇK është projekti më i rëndësishëm shqiptar për liri

01/15/2025 21:34
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që është UÇK.

Daut Haradinaj ka thënë se UÇK është projekti më i rëndësishëm shqiptar për liri.

“E përsëris: Nuk më vjen marre me qenë UÇK, është projekti më i rëndësishëm shqiptar për liri. Atyre që ju vjen marre që s’kanë qenë vetë i quajnë luftëtarët kriminelë e mercenarë, njësoj si Millosheviqi në 99-tën.

AAK 137

Peja përjetësisht do të mbetet tokë Shqiptare”, ka thënë Daut Haradinaj.