Lajme

Daut Haradinaj tregon kush do të jetë shef i asambleistëve të AAK-së në Prishtinë

01/04/2022 18:28
nga:Gazeta Blic

Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka mbledhur për kafe, asambleistët e kësaj partie, në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj ka njoftuar se shef i asambleistëve në Komunë të Prishtinës, do të jetë Bahri Gashi.

Shkrimi i plotë nga Haradinaj:

Nga një kafe me asambleistët e AAK-së në Prishtinë, me rastin e fillimvitit.

Njëherit, në unanimitet të plotë Bahri Gashi emërohet shef i grupit të asambleistëve të AAK-së në komunën e Prishtinës.

Na priftë e mbara!