Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka prezantuar kandidatin e radhës për Asamble Komunale, Albert Fazliun.
Haradinaj tregoi që Alberti është i njohur për veprimtarinë e tij në sferën e gastronomisë dhe në videoproduksion.
“Listës sonë për Prishtinën i bashkohet edhe Albert Fazliu. Alberti edhe pse i ri në moshë, ka dëshmuar sukses në fushën biznesore, i njohur për veprimtarinë e tij në sferën e gastronomisë dhe në videoproduksion. Kur po afrohemi drejt kompletimit të listës për asamble, po e dëshmojmë se kjo listë përfaqëson gjërësisht të gjitha shtresat e kryeqytetit, të vendosur për t’i ofruar Prishtinës qeverisjen që e meriton. Suksese Albert”, tha Haradinaj.


