Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka zhvilluar një takim me dy breza të partisë në Pejë, shkruan GazetaBlic.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka falënderuar kryetarin Ali Berisha dhe veprimtarët të gjitha etapave, ku u dakorduam për t’i shtyrë proceset përpara si një trupë e vetme.
“Mbrëmë në Pejë, pata nderin të takoj dy breza të AAK-së, nismëtarët e funksionimit të qytetit të lirë dhe brezin e dytë të vlerave ekonomike dhe njerëzore. Një bisedë e këndshme dhe një shpalosje idesh për t’i avancuar projektet kapitale në Pejë e Kosovë. Së bashku me kryetarin Ali Berisha dhe shumë veprimtarë të të gjitha etapave, u dakorduam për t’i shtyrë proceset përpara si një trupë e vetme. Angazhimi në politikë dhe garimi i Egzon Ramiz Kelmendit dhe shumë kolegëve të tij, si Diellza Kukaj dhe Dr. Arber Tolaj, po i japin frymë fitores së madhe të AAK-së në këtë qytet me histori të madhe”, shkroi Haradinaj.
Ndryshe, Haradinaj thekson se lulja e Dukagjinit nuk do të mbetet vetëm slogan, por do ta bëjmë vërtet qytet me vlera për të jetuar dhe për t’u krenuar me të.
Postimi i plotë: