Lajme

Daut Haradinaj shkon për kryeshnosh te familja e “Raketës”, takon babanë e Hashim Thaçit

03/21/2024 12:16
nga:Sh R

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë sot homazhe pranë varrit dhe familjes së bashkëluftëtarit të tij, Xhavit Ferizit, i njohur me nofkën “Raketa”.

“Raketa” ishte edhe truprojë e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Babai i këtij të fundit, Haxhi Thaçi, pati një përshëndetje të ngrohtë me Haradinajn, në të pamen për “Raketën”.

Kujtojmë se ish-presidenti Thaçi dërgoi kurora lulesh ditën e varrimit të “Raketës” me mbishkrimin “Nuk më prite edhe pak Raketë”.