Zgjedhjet Lokale

Daut Haradinaj pritet si kryetar i Prishtinës në Kolovicë

09/29/2021 19:11
nga:Gazeta Blic

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka vizituar Kolovicën për të cilën ka thënë se i kanë ofruar mbështetje të madhe.

Haradinaj tha se është ndjerë i nderuar me pritjen madhështore nga banorët e Malësisë së Gollakut që tani jetojnë në Kolovicë, po ashtu ai bëri të ditur se programi i tij dhe kandidatët e listës së Aleancës për Prishtinë po gjejnë mbështetje të madhe ngado që po shkojnë.
“Malësia e Gollakut që njihet për nderin dhe lavdinë ndër breza, tani do të kthehet në një zonë turistike dhe agrare. Kjo pjesë e kryeqytetit do të jetë top fokus i qeverisjes sime. Mareci si fshati më i madh në Kosovë, i ka të gjitha kapacitetet që të jetë një zonë super atraktive për tërë Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka theksuar po ashtu se edhe Kolovica do e ketë të rregulluar çerdhen dhe parkun tek Fusha e Pajtimit, një hapësirë e gatshme por që sot fatkeqësisht shfrytëzohet për hedhjen e mbeturinave.

Njoftimi i plotë:

Sot isha në Kolovicë, së bashku me kandidatin Ilmi Canolli si dhe Ahmet Isufin. U ndjeva i nderuar me pritjen madhështore nga banorët e Malësisë së Gollakut, që tani jetojnë në Kolovicë.

Programi ynë dhe kandidatët që i kemi ofruar po gjejnë mbështetje të madhe kudo që po shkojmë.

Malësia e Gollakut që njihet për nderin dhe lavdinë ndër breza, tani do të kthehet në një zonë turistike dhe agrare. Kjo pjesë e kryeqytetit do të jetë top fokus i qeverisjes sime.

Mareci si fshati më i madh në Kosovë, i ka të gjitha kapacitetet që të jetë një zonë super atraktive për tërë Kosovën.

Po ashtu Kolovica do e ketë të rregulluar çerdhen dhe parkun tek Fusha e Pajtimit, një hapësirë e gatshme, por që fatkeqësisht sot shfrytëzohet për hedhje të mbeturinave.

#eparaPrishtina
#punamarë

https://www.facebook.com/1558607637525692/posts/4263135553739540/?sfnsn=mo