Lajme

Daut Haradinaj pritet nga familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan

01/11/2025 20:28
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, është mirëpritur në familjen e madhe të luftëtarit të madh nga fshati Grabovc, Shaban Berisha.

Daut Haradinaj ka thënë se ky fshat ishte kthyer në një barrikadë të pakalueshme për forcat armike.

“Sonte isha në konakun e Shaban Berishës, luftëtarit të madh të luftës dhe paqes. Vëllezërit e tij, në krye me Milazimin, na pritën ngrohtësisht, siç e ka traditë shqiptari. Kjo familje, në luftën e fundit, kishte rreth 20 luftëtarë, secili më i zoti se tjetri. Fshati Grabovc, që ndan Drenicën me Fushë-Kosovën, ishte kthyer në një barrikadë të pakalueshme për forcat armike. Kjo bujari shihej edhe sot në sytë e dhjetëra burrave që na nderuan me mikpritje dhe përkrahje të hapur për Kosovën fituese.

Gjithmonë do të jem krah i këtyre sakrificave të përbuzura nga ky pushtet”, ka thënë Daut Haradinaj.

Postimi i plotë: