Lajme

Daut Haradinaj prezanton kandidatin e radhës: Listë që bashkon vlerat përveç profesionale, edhe urbane e rurale

08/11/2021 16:54
nga:M K

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka prezantuar kandidatin e radhës për Asamblenë Komunale, Arben Zeneli.

Kjo është bërë e ditur nga vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se lista e AAK-së është gjithpërfshirëse.

“Kemi premtuar gjithëpërfshirje dhe ashtu po ndodh. Bashkimi i vlerave urbane e rurale do të jetë vlera e shtuar e kryeqytetit që na bashkon”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sot në listen fituese e Para Prishtina u rreshtua edhe Arben Zeneli.

Arbeni vjen nga një familje e respektuar prishtinase e me vlera të etabluara qytetare. Si jurist dhe afarist i suksesshëm, kontributi i tij për Prishtinën do të jetë i pakontestueshëm.

Kemi premtuar gjithëpërfshirje dhe ashtu po ndodh. Bashkimi i vlerave urbane e rurale do të jetë vlera e shtuar e kryeqytetit që na bashkon.

Urime Ben e puna e marë!
#eparaPrishtina
#punamarë