Lajme

Daut Haradinaj prezanton kandidatin e parë për asambleist në Prishtinë!

05/04/2021 11:18
nga:A. R.

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka prezantuar kandidatin e parë për asambleist në kryeqytet, shkruan Gazeta Blic.

Bëhet fjalë për Mehmet Kasabadiqin, të cilin Haradinaj e quan njeri i vlerave qytetare të Prishtinës së vjetër dhe artitekt i zoti.

“Sot po fillojmë me nominimet për garën e Asamblesë së Prishtinës, ku isha i nderuar me këtë nisje të mbarë, me Mehmet Kasabaqin, një njeri i vlerave qytetare të Prishtinës së vjetër dhe profesionist i zoti në fushën e arkitekturës”, ka shkruar Haradinaj.