Kandidati për zgjedhje lokale në komunën e Prishtinës nga rradhët e AAK-së, Duat Haradinaj ka premtuar përkrahje për sportin lokal.
Daut Haradinaj ka vizituar klubin, Kosova e Prishtinës dhe ka parë nga afër kushtet e këtij klubi, shkruan GazetaBlic.
Haradinaj ka thënë se nga ky klub kanë dal emra të mëdhenj në sportin vendor dhe ka premtuar përkrahje në rast se zgjidhet kryetar komune.
Ja postimi i tij:
“Kosova e Prishtinës njihet për historinë e lavdishme në futbollin kosovar. Në këtë klub janë rritur emra të mëdhenj si; Amir Rrahmani, Enis Fetahu, Muhamet Dragusha, Liridon Leci, Liridon Kukaj, Xhevdet llumnica, Isuf Llumnica, Blerim Haxholli, Kastriot Rexha si dhe dhjetëra sportistë të tjerë.
Në qeverisjen e ardhshme, përveç dyfishimit të buxhetit për klubet sportive, çdo lagje do ta ketë palestrën e vet. Kodra e Trimave do të shndërrohet në “fabrikë prodhuese” për sportin vendor dhe ndërkombëtar”, shkruan Haradinaj.


