I ftuar në T7, kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj u pyet nga analistët në studio edhe rreth kundërkandidatëve të tij në garën për Prishtinë.
Duke folur për kandidatin e PDK-së, Uran Ismailin, ai u shpreh se e njeh atë personalisht si djalë të mirë por nuk e kuptoj se pse i ikë ngjyrave të partisë të tij.
‘Uran Ismailin e njoh personalisht, e kam vlerësu gjithmonë si djal të mirë. Më çuditë pak që i ikë kësaj lidhjes me Kadri Veselin kur dihet se produkt i Kadri Veselit është. Është i PDK-së domethënë, ska nevojë t’i shmanget asaj. E shoh që ju ikë ngjyrave të partisë por e din aj vet. Për derisa ka qenë ministër ka qenë i përkdheluri i Kadrisë, nuk mundet mu sill tash si i pavarur por megjithatë unë i falënderoj PDK-në që po më përkrahin një pjesë e tyre shumë e madhe’, u shpreh Haradinaj.
Haradinaj gjithashtu pati edhe një pyetje publike për Ismailin rolin e tij si asambleist në Komunën e Prishtinës.
‘Sa i përket Prishtinës, kam pyetje publike për të se sa lule i ka mbjell kur ka qenë për tri vite asambleist në kryeqytet ose një projekt që e ka realizu’ u shpreh ai.