Kandidati i AAK-së për Prishtinën, Daut Haradinaj, një ndër pikat e programit të tij qeverisës ka edhe shpimin e puseve të reja në Prishtinë.
Në programin e Haradinajt thuhet se shpimi i puseve të reja do të bëhet me qëllimin e krijimit të sistemit të krijimit të sistemit të ujitjes dhe larjes së rrugëve.
“Shpimi i puseve të reja në Kryeqytet me qëllim të krijimit të sistemit të ujitjes dhe larjes së rrugëve”, thuhet në programin e Haradinaj.
Fushata e tij e përditshme, në pjesë të ndryshme të Prishtinës, ku secilën herë propozohet diçka e re nga programi qeverisës, po pritet krahëhapur nga qytetarët.