Lajme

Daut Haradinaj: Përgjegjës për krizën energjetike është shefi, jo ministrja Rizvanolli

11/16/2026 11:30
nga:Genita C

Daut Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti për ndërprerjen e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, raporton GazetaBlic.

Haradinaj i ka kërkuar ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të sqarojë nëse Kosova ka blerë energji nga Serbia deri më tani, ndërsa ka thënë se ajo nuk është përgjegjëse për krizën energjetike.

Ai ka kritikuar gjendjen me furnizimin me energji elektrike, duke pretenduar se një pjesë e madhe e vendit është pa rrymë dhe se faturat po trefishohen.

“Ministrja nuk ka pikë faj. Fajin e ka shefi”, ka shkruar Haradinaj.

Kurti paralajmëron tri masa për energjinë: Ndërpritet tregtimi me kompani serbe