Daut Haradinaj, ka falënderuar diasporën shqiptare për mbështetjen ndaj luftës së UÇK-së dhe ish-pjesëtarëve të saj, raporton GazetaBlic.
Haradinaj ka thënë se diaspora ishte një nga mbështetësit kryesorë të çlirimit të Kosovës dhe se edhe sot, po dëshmon përkushtimin e saj përmes pjesëmarrjes dhe qëndrimeve publike.
“Faleminderit, Diaspora jonë! Kur jemi bërë bashkë, asnjë sfidë nuk na ka thyer dot, dhe as sot nuk do të na thyejë”, ka shkruar Haradinaj.


