Lajme

Daut Haradinaj: Në qeverisjen tonë, fermerët do të kenë fokus të veçantë

07/29/2021 21:46
nga:Gazeta Blic

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar fshatin Besi.

Haradinaj tha se me banorët e fshatit diskutoi për problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë.
“Sot në bashkëbisedim me banorët e fshatit Besi, diskutuam gjërë e gjatë rreth problemeve me të cilët ballafaqohen çdo ditë. Këta qytetarë, të cilët shumica e tyre gjenerojnë të ardhura përmes bujqësisë, janë fuqi e vërtetë punëtore dhe meritojnë përkrahje më të madhe komunale, gjë e cila deri tash iu ka munguar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje Haaradinaj tha se në qeverisjen e tij fermerët do të jen në focus të veçantë.
“Në qeverisjen tonë, fermerët do të jenë në fokus të veçantë. Do t’i ndihmojmë që t’i ngrisin kapacitetet prodhuese dhe një kohësisht të kalojmë në prodhim organik, në mënyrë që qytetarët e Kryeqytetit të konsumojnë prodhime të shëndetshme”, tha Haradinaj.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4073776006008830&id=1558607637525692&sfnsn=mo