Lajme

Daut Haradinaj në Gadime të Lipjanit: Në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës Fituese, po ndjehet si kurrë më parë

01/22/2025 22:35
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka zhvilluar sonte takim me qytetarë në Gadime të Lipjanit.

Haradinaj tha se në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës Fituese, po ndjehet si kurrë më parë.

Ai tutje potencoi se nëse nuk ndalet degradimi i vendit, Kosova do të zbrazet si në kohë lufte.

“Kjo qeveri e ka rënduar jetën e qytetarëve, pa rrymë e me fatura të trefishuara, të gjithë po e përjetojnë gjendjen e rëndë ekonomike, shtëpi të boshatisura me prindër të vetmuar sepse fëmijët u larguan për mundësi më të mira e jetë më dinjitoze, ndërkohë Kryeministri vazhdon e tallet me batuta të mizës e dhisë.Gjendja është serioze, nëse nuk e ndalim këtë degradim, Kosova do të zbrazet si në kohë luftë” shkruan Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës Fituese po ndjehet si kurrë më parë.

Kjo qeveri e ka rënduar jetën e qytetarëve, pa rrymë e me fatura të trefishuara, të gjithë po e përjetojnë gjendjen e rëndë ekonomike, shtëpi të boshatisura me prindër të vetmuar sepse fëmijët u larguan për mundësi më të mira e jetë më dinjitoze, ndërkohë Kryeministri vazhdon e tallet me batuta të mizës e dhisë.

Gjendja është serioze, nëse nuk e ndalim këtë degradim, Kosova do të zbrazet si në kohë luftë.

Sonte në Gadime të Lipjanit, në mesin e kolegëve e qytetarëve, pashë se si lista jonë po merr besimin e merituar, disponimi i njerëzve është për një Kosovë që fiton, një Kosovë të sigurtë, një Kosovë të zhvilluar për të gjithë, një Kosovë në NATO.

Ju siguroj që do dalim faqebardhë secili që rrumbullakëson numrin 137!
Krenar me ju!
AAK 137