Lajme

Daut Haradinaj në dyvjetorin e ngritjes së aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve: Besoj në pastërtinë e luftës tonë për liri

06/24/2022 16:26
nga:Astrit Gashi

Sot janë bërë dy vite nga ngritja e aktakuzës për ish-presidentin, Hashim Thaçi. Ka qenë Daut Haradinaj i cili përmes profilit të tij në Facebook ka kujtuar Thaçin dhe të akuzuarit e tjerë në Hagë.

Haradinaj tha se beson fuqishëm në pafajësinë e tyre dhe pastërtinë e luftës tonë të drejtë për liri.

Shkrimi i plotë:

Sot mbushen dy vjet nga ngritja e aktakuzës ndaj Presidentit Thaçi dhe shokëve tjerë!

Vazhdoj të besoj fuqishëm në pafajësinë e tyre dhe pastërtinë e luftës tonë të drejtë për liri.

Ju presim fitimtarë!