Lajme

Daut Haradinaj: Mramori do të kthehet në zonë atraktive dhe të zhvilluar

09/25/2021 12:20
nga:Y I

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj në kuadër të aktiviteteve të tij në kryeqytet, ka vizituar fshatin Mramor.

Haradinaj përmes një videomesazhi në faqen e tij në facebook u shpreh se Mramori edhe pse gjindet pak kilometra larg qendrës së kryeqytetit, ende nuk ka ujësjellës e kanalizim.

Haradinaj premtoi se ky fshat, në qeverisjen e tij do të kthehet në zonë atraktive, e zhvilluar në turizëm e blegtori.

Kujtojmë se Haradinaj me fushatën e tij për kryeqytetit po vlerësohet nga opinionistët, duke e konsideruar si kandidat potencial për balotazh.

Postimi i plotë: