Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj një artikulli për kinse uzurpim të tokës komunale.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se këto shpifje po ndodhin për shkak të frikës nga fitorja e zgjedhjeve të tetorit.
“Frika dhe panika e fitores sime drithëron në venat e uzurpatorëve. Fjalën e keni nga unë se do të jem i pakompromis për ata që thyejnë ligjin”, ka shkruar Haradinaj.
“Një portal partiak paska deklaruar se jam uzurpator i tokës komunale! Këtë gjë e kam sqaruar shumë herë por më duhet ta them prapë se ajo pronë nuk është e uzurpuar e as e rrethuar. Për më shumë, i kam shkruar zyrtarisht Komunës së Prishtinës që t’i pastrojnë listat e ta shfrytëzojnë atë pronë për të mirën publike. Kjo pronë për më shumë se 70 vite nuk shfrytëzohet as nga unë e as nga të tjerët.
Frika dhe panika e fitores sime drithëron në venat e uzurpatorëve.
Fjalën e keni nga unë se do të jem i pakompromis për ata që thyejnë ligjin.
Këtij portali partiak i dëshiroj suksese, e listës sime fituese i them PUNA MARË na qoftë!”, ka shkruar ai.


