Kandidati për Kryetar te Prishtinës, Daut Haradinaj, ka marrur pjesë në kampin e organizuar nga Real Madrid në Prishtinë.
Ai tha se është kënaqësi e madhe të shihen klube të tilla duke i ndihmuar të rinjtë e Prishtinës, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndër të tjera, ai tha se klube si Real Madrid njohin talentin e Prishtinës, e këtë duhet ta njohim edhe ne duke krijuar kushte më të mira për sport.
Ky është postimi i tij i plotë.
“Në ngjarjen e organizuar nga Real Madrid Training Camp, është kënaqësi e veçantë të shihet se klubet e mëdha ndihmojnë të rinjtë e Prishtinës.
Këta talentë meritojnë më shumë dhe janë pasaporta jonë për Evropë.
Klubet si Real Madrid njohin talentin e Prishtinës, e këtë duhet ta njohim edhe ne duke krijuar kushte më të mira për sport.”


