Lajme

Daut Haradinaj: Mbi 13 mijë fidane do të mbjellen në Arbëri, në shenjë kujtimi për ata që humbën jetën në luftën e fundit

09/09/2021 18:21
nga:M K

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj do nderojë të rënët e luftës me mbjelljen e mbi 13 mijë fidaneve në parkun Liria në lagjen Arbëria të kryeqytetit.

Ai ka thënë se në shenjë kujtimi për qytetarët që humbën jetën në luftën e fundit në Kosovë do mbjellen 13 mijë fidanë në parkun Liria në Arbëri, ish-Dragodan.

“E kemi paraparë që në secilën prej këtyre pemëve këtu, do të jetë një shenjë dëshmuese për secilin emër të qytetarëve tonë të cilët e kanë humbë jetën në luftën e fundit, në vitin 1998-99’”, ka thënë Haradinaj në një video të shpërndarë në Facebook.

Ai ka vizituar parkun Liria ku ka thënë se parqet tona dhe gjelbërimi janë mushkërinjtë e kryeqytetit dhe se sa shumë që ka përkujdesje për ato, përkujdesemi edhe për vete.

Në parkun Liria në Arbëri do të mbjellen mbi 13 mijë fidane, në shenjë kujtimi për qytetarët që humbën jetën në luftën e fundit në Kosovë #eparaPrishtina #punamarë

Në parkun Liria në Arbëri do të mbjellen mbi 13 mijë fidane, në shenjë kujtimi për qytetarët që humbën jetën në luftën e fundit në Kosovë #eparaPrishtina#punamarë

Posted by Daut Haradinaj on Thursday, September 9, 2021