Kandidati i AAK-së për deputet, Daut Haradinaj, ka falënderuar qytetarët në disa qytete dhe komuna të Kosovës për mbështetjen dhe energjinë e treguar gjatë takimeve elektorale.
Ai ka theksuar se AAK po dëgjon shqetësimet e qytetarëve dhe se do të jetë krah tyre pa dallim, duke u zotuar për angazhim të përbashkët për ndryshim dhe për të ardhmen e Kosovës.
Postimi i plotë:
Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Istog, Pejë, Deçan, Suharekë, fshatra, lagje, shtëpi, biznese, rrugë të këtij vendi.
Na keni dhënë një energji që na obligon. Kudo që jemi takuar, e kemi parë dëshirën për ndryshim, i kemi dëgjuar zërat tuaj dhe i kemi ndjerë brengat që i bartni çdo ditë. Jemi krah jush, pa dallim, krah gjithsecilit. Bashkë do ta realizojmë, pikë për pikë, atë që e duam për atdheun tonë. Nuk kemi atdhe tjetër.
Shihemi në qytete, fshatra dhe lagje të tjera në ditët që po mbesin. Ky bashkim dhe kjo frymë nuk janë vetëm fitore për Aleancën, janë fitore për Kosovën, për dinjitetin e saj dhe për të ardhmen që ua kemi borxh brezave që vijnë.


