Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka thënë se Malisheva përmes tubimit madhështor tregoi se e do Kosovën Fituese.
Daut Haradinaj ka thënë se Malisheva e din çka është fitorja.
“Malisheva e din çka është fitorja, Malisheva tregoi që e don Kosovën Fituese. Krenari me qenë mes miqve, kolegëve e njerëzve të mirë të Malishevës. Ky entuziazëm për numrin 137, është përgjigja më e mirë që mund t’a merr Kosova. E kemi nisur bashkë idealin, do e bëjmë bashkë Kosovën”, ka thënë Daut Haradinaj.