Lajme

Daut Haradinaj kujton Mentor Tolajn: Legjenda e tij vazhdon të frymëzojë brezat për liri dhe qëndresë

05/17/2026 09:30
nga:Genita C

Daut Haradinaj ka kujtuar heroin kombëtar Mentor Tolaj në përvjetorin e një dite që ai e quajti “më e veçanta” për nismëtarin e madh nga Deçani, raporton GazetaBlic.

Haradinaj vlerësoi rolin e rinisë deçanase në vitet ’90, duke theksuar se Mentori, bashkë me shokët e tij, u përballën drejtpërdrejt me forcat serbe dhe “e poshtëruan Serbinë në qendër të Deçanit”.

Ai shtoi se emri dhe legjenda e Mentor Tolajt vazhdojnë të frymëzojnë brezat për liri, krenari dhe qëndresë.