Lajme

Daut Haradinaj kujton masakrën e Qyshkut: Toka jonë është e larë me gjakun e martirëve dhe dëshmorëve

05/14/2023 14:14
nga:G B

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka kujtuar sot masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan në 24-vjetorin e tyre. 

Daut Haradinaj ka thënë se agresori serb nuk ka kursyer as gratë, fëmijë e pleqtë.

“Kanë kaluar 24 vjet dhe ende nuk ka drejtësi për masakrat makabre në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan!”.

“Qyshku dhe familjet Lushi, Qeku, Gashi, Kelmendi, Avdylaj, Berisha, Vërnezi, Shala, Dinaj, Mushkolaj, Sharapolli, Krasniqi, i dhanë Kosovës 47 anëtarë. Po atë ditë në fshatrat Zahaq, Pavlan e Llabjan, agresori serb kreu krime të paimagjinueshme, duke mos kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë”, ka shkruar Daut Haradinaj.

“Liria jonë është e shtrenjtë. Toka jonë është e larë me gjakun e martirëve dhe dëshmorëve. Përjetë në kujtesën tonë”, është shprehur Daut Haradinaj.