Kandidati i AAK-së për deputet, Daut Haradinaj, ka përshkruar energjinë pozitive në qytetin e Klinës, duke vlerësuar mbështetjen e diasporës, raporton GazetaBlic.
Ai ka uruar festat e fundvitit për të gjithë besimtarët katolikë, duke dërguar mesazh paqeje, gëzimi dhe prosperiteti.
Postimi i plotë:
E jashtëzakonshme energjia në qytetin shembull, Klina po frymon fitore dhe kësaj fryme po i bëhen krah edhe vëllezërit e motrat tona nga diaspora.
Festat e fundvitit veç sa e kanë rritur adrenalinën e këtij qyteti, duke sjellë dritë, ngrohtësi dhe emocion kudo.
Gëzuar festat të gjithë vëllezërve dhe motrave të besimit katolik, me paqe, gëzim dhe prosperitet.


