Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka kërkuar një përgjigje nga kryetari i Prishtinës Shpend Ahemti për shpenzimin e energjisë elektrike në kryeqytetin e Kosovës, shkruan Gazeta Blic.
Sipas Haradinajt vetëm Prishtina shpenzon 32 për qind të energjisë elektrike në nivel vendi.
Jo vetëm komuna e Prishtinës duhet ta ngris si shqetësim këtë, por sipas Haradinajt këtë duhet ta bëjnë edhe komunat e tjera të Kosovës.
Reagimi i plotë i Daut Haradinajt:
Meqë këto ditë është temë pagesa nga ana e Qeverisë së Kosovës për rrymën në veri, dua që publikisht të shtroj një pyetje për kryetarin e Prishtinës dhe gjithë kryetarët e komunave të Kosovës.
Në tërë Republikën e Kosovës konsumatori shtëpiak gjatë natës paguan 3 cent këh, ndërsa ndriçimi publik, që natyrisht është natën, paguhet 10 cent këh.
Një statistikë e thjeshtë e shpenzimit të energjisë elektrike në Kosovë;
Prishtina për vitin 2019 ka shpenzuar 788,548 këh, derisa e krejt Kosova shpenzon 2,515,348 këh, pra Prishtina shpenzon 32% të energjisë elektrike në nivel vendi.
Besoj që komunat e Kosovës e veçmas ajo e Prishtinës duhet ta ngrisin me urgjencë këtë shqetësim.
Është e palogjikshme dhe e papranueshme kjo që ka ndodhur tash e sa vite!
/GazetaBlic/



