Lajme

Daut Haradinaj: Hajvalia e zhvilluar është prioritet i imi

09/08/2021 19:07
nga:M K

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka thënë Hajvalisë me 20 mijë banorë i duhet me urgjencë infrastrukturë moderne, si çerdhja e fëmijëve, zgjerimi i rrugës nacionale Veternik – Hajvali, kolektori i ujërave të zeza dhe një shkollë në lagjen “Katundi”.

Po ashtu, sipas Haradinajt duhet të përmbushet zotimi i Komunës për renovimin e Shtëpisë së Kulturës si dhe krijimi i një nënstacioni policor, si nevojë imediate e sigurisë

“Duke qenë se Hajvalia ndërlidhet me Marigona Hill, lagjen Royal dhe liqenin e Badovcit, është e domosdoshme të ndërtohen shtigje të ecjes dhe të instalohet ndriçimi publik”, ka thënë Daut Haradinaj.

Hajvalia e zhvilluar prioritet i imi.

Hajvalisë me 20 mijë banorë i duhet me urgjencë infrastrukturë moderne, si çerdhja e fëmijëve, zgjerimi i rrugës nacionale Veternik – Hajvali, kolektori i ujërave të zeza dhe një shkollë në lagjen "Katundi". Po ashtu, duhet të përmbushet zotimi i Komunës për renovimin e Shtëpisë së Kulturës si dhe krijimi i një nënstacioni policor, si nevojë imediate e sigurisë. Duke qenë se Hajvalia ndërlidhet me Marigona Hill, lagjen Royal dhe liqenin e Badovcit, është e domosdoshme të ndërtohen shtigje të ecjes dhe të instalohet ndriçimi publik. #eparaPrishtina#punamarë

Posted by Daut Haradinaj on Wednesday, September 8, 2021