Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar një ditë pas zgjedhjeve lokale.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka falënderuar të gjithë mbështetësit me të cilët ka rrugëtuar për muaj të tërë.
“Rezultati më i mirë për mua ishte bashkërrugëtimi im me ju. Unë jam krenar me ju dhe punën që e kemi bërë si ekip. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që na mbështetën në këtë bashkërrugëtim”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka uruar dy kandidatët të cilët shkuan në balotazh.
“Urime dy kandidatëve pretendues për Kryetar të kryeqytetit”, ka përfunduar Daut Haradinaj.