Lajme

Daut Haradinaj do të diskutojë nesër për programin zgjedhor të AAK-së për Prishtinën

07/22/2021 17:13
nga:Gazeta Blic

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka njoftuar se nesër ditë e premte do të diskutojë për programin zgjedhor të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Diskutimi do të bëhet në hotel Sirius duke filluar nga ora 14:00.

Njoftimi i plotë:

Të nderuara media,
Ju njoftojmë se të premten me fillim nga ora 14:00, në Hotel Sirius, shtabi zgjedhor i AAK-së në Prishtinë diskuton mbi programin zgjedhor për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Ftoheni që të merrni pamje!

Me respekt,
Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun – AAK Prishtinë