Lajme

Daut Haradinaj: Do ta themelojmë Policinë e Kryeqytetit, prindërit duhet të ndihen të sigurtë kur i dërgojnë fëmijët në shkollë

08/26/2021 20:04
nga:Gazeta Blic

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinë nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se fokus i tij do të jetë zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin.

Haradinaj premtoi siguri më të madhe në shkolla, ku planifikohen të vendosen radarë automatik dhe kamera Smart.

“Zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin do të jetë në fokus të qeverisjes së ardhshme. Shkollat nuk do të lejohen të mbahen nën presion nga huliganët.

Themelimi i Policisë së Kryeqytetit, vendosja e radarëve automatik dhe vendosja e kamerave Smart do të ndikojë në rritjen e sigurisë për të gjithë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

https://fb.watch/7Dx5VkziZe/