Lajme

Daut Haradinaj dhe Kushtrim Mushica mirëpriten nga FC Prishtina

08/08/2021 20:01
nga:M K

Haradinaj u mirëprit nga FC Prishtina, ai u garantoi atyre mbështetje në rrugën e tyre drejt suksesit në Evropë

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj është mirëpritur nga klubi më i madh futbollistik, FC Prishtina.

Haradinaj tha se me këtë rast ka parë nga afër vendin ka ata kryenin stërvitjet duke u garantuar atyre mbështetje në të gjitha fushat si dhe në rrugën e tyre drejt suksesit në Evropë.

Postimi i plotë:

Sot bashkë me Kushtrim Mushicën ishim të mirëpritur nga klubi më madh i Kosovës, FC Prishtina, ku nga afër pamë gjendjen me të cilën i kryen stërvitjet klub.

I garantuam mbështetjen në të gjitha fushat si dhe në rrugën e tyre drejt suksesit në Evropë.