Lajme

Daut Haradinaj del edhe me sllogan për zgjedhjet në Prishtinë

04/30/2021 12:02
nga:N M

Daut Haradinaj përveç se e ka bërë shumë herët publik lajmin se ai do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK , tashmë ka bërë hapin e dytë drejt garës për t`u bërë kryetar i kryeqytetit të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Ai tashmë ka zbuluar edhe slloganin për Prishtinën.

Kjo është bërë e ditur përmes një faqeje në rrjetin social Facebook ku edhe aty postohen lajme e njoftime që kanë të bëjnë me komunën e Prishtinës.

” Aleanca për Prishtinën Everopiane”, ku është sllogani i AAK për Prishtinën