Lajme

Daut Haradinaj: Autorët e ngjarjes në Gllogjan meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor!

11/27/2021 16:33
nga:Y I

Ish-deputeti i AAK-së që vjen nga rajoni i Deçanit, Daut Haradinaj, iu ka shprehur ngushëllimet më të thella familjarëve që humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi, raporton Gazeta Blic.

Ai ka apeluar tek organet e rendit që në kohë sa më të shpejtë të zbulojnë autorët, që meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor!

Reagimi i plotë:

Rasti i mbrëmshëm në Gllogjan na ka tronditur thellësisht të gjithëve. Familjarëve të të vrarëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, bashkëndjejmë me ta në këtë situatë tejet të rëndë!

Apeloj tek organet e rendit që në kohë sa më të shpejtë të zbulojnë sa më parë autorët, që meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor!