Lajme

Daut Demaku kritikon Kurtin: Duhet të dënohet ajo gjuhë…

02/16/2025 12:42
nga:G B

Shkrimtari Daut Demaku, në Weekend Klan Kosova ka kritikuar gjuhën e kryeministrit Kurti, sipas tij ajo gjuhë duhet të dënohet.

“Prej pozicionit të shkrimtarit, shkrimtarët janë gjithmonë opozitë”, tha ai.

Ai tutje shtoi: “Kam ik prej asaj zhurme, zgjati parafushata, e kam mbyllë televizionin nuk kam me i hap as rrjetet sociale. Zhurmë, zhurmë”

Ndërkaq, ai kërkoi të vetëdijesohemi pasi potencoi se “jemi popull toksik dhe kemi nevojë me punu shumë”, tha ai.