Lajme

Dasmë në Prizren në kulmin e pandemisë, ndërhyn Policia

08/27/2021 11:21
nga:N M

Policia e Kosovës ka ndaluar një dasmë e cila po mbahej në Prizren në kohën kur po shënohen rekorde rastesh.

Dasmorët u shpërndan nga Policia për shkak se kanë vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Përveç që ka ndaluar një dasmë, Policia ka intervenuar edhe në dy lokale të kafiterive në rrugën Prizren-Landovicë.

“Për këtë, janë informuar Inspektoret të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të urdhrit të Inspektorit, kafiterite janë mbyllur, dasma është ndaluar dhe janë shpërndarë dasmorët. Në lidhje më këtë për organizimin në kundërshtim të vendimit të Qeverisë janë shqiptuar dënime nga ana e Inspektorëve”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Gjithashtu në tri ditët e fundit në Prizren janë shqiptuar 400 tiketa trafiku për mosmbajtje të maskës, distancës sociale dhe organizim të ahengjeve.

Rritja e rasteve me Covid, a priten masa të reja?- Flasin për “Gazeta Blic” nga Ministria e Shëndetësisë!