Showtime

Dasmë në BBVA, puthen në buzë Nita Latifi dhe Bledi Mane

02/17/2023 23:04
nga:Gazeta Blic

Pas dasmës së Luizit dhe Kiarës duket se një tjetër çift ka “kurorëzuar dashurinë” brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Mbrëmjen e sotme Vëllai i Madh ka organizuar për banorët një dasmë kosovarë ku nusja ishte Nita dhe dhëndri Bledi.

Dyshja u “shpallën burrë e grua” nga Luizi, të cilit iu caktua roli i nënpunësit të bashkisë. Madje dhe me këmbënguljen e banorëve të ‘sapomartuarit’ shkëmbyen dhe një puthje në buzë me njëri-tjetrin.

Ashtu siç ndodhi dhe në dasmën e Luizit dhe Kiarës, pati dhe banorë të cilët nuk dëshironin të merrnin pjesë në dasmë. Kësaj herë ishte Ermiona e cila zgjodhi ta shikonte ceremoninë në distancë.