Showtime

Dasma përrallore e Paris Hilton me Carter Reum

11/12/2021 10:18
nga:Genita C

Biznismenia Paris Hilton i dha fund beqarisë.

40-vjeçarja, Paris Hilton u fejua me Carter Reum në shkurt të vitit 2021, duke zbuluar se i dashuri i saj sipërmarrës u gjunjëzua në një gju gjatë një “udhëtimi special” në një “parajsë tropikale”.

“Ndërsa ecnim për të darkuar përgjatë plazhit, Carter na çoi në një kabane të stolisur me lule dhe u ul në një gju. Unë thashë po, po përgjithmonë.

Ceremonia e dasmës së tyre, e cila do të zgjasë tre ditë, u mbajt në në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air, California.

Duke shkruar në rrjetet sociale, ajo tha: “Kur e gjen shpirtin tënd binjak, ti thjeshtë nuk e di.E ndjen. Dashuria ime dhe unë kemi qenë bashkë që në takimin tonë të parë, dhe për ditëlindjen time, ai organizoi një udhëtim të veçantë në parajsë tropikale.

Ajo i dha fund beqarisë, ku ka publikuar edhe një foto me mbishkrim “përgjithmonë për mua nis tani” dhe hashtag #esapomartuar dhe #PërgjithmonëHiltonReum.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

Pamjet e dasmës së saj përrallore do të jenë pjesë e dokumentarit me 13 episode, “Peacock series Paris In Love”.

Sa i përket detajeve të dasmës, ndër artikujt më të shtrenjtë në listën e dëshirave të Paris-it është një pjatë Hermes prej 500 dollarësh, një tabaka festash Christofle prej 985 dollarësh, një vazo Baccarat prej 4885 dollarësh, e të tjera.

Gjithashtu një llambë Baccarat prej 990 dollarësh dhe një gotë vere kristal prej 355 dollarësh.

Biznismenia Paris Hilton e kishte planifikuar me kohë të jetë dasma e saj  një shfaqje të paharrueshme.