Lajme

“Dasma e punësimeve” në QKMF-në e Podujevës, Bulliqi: Dezinfortmata të kullume

09/13/2023 18:21
nga:G B

Akuzave të Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth punësimeve familjare në komunën e Podujevës, kryetari Shpejtim Bulliqi i është përgjigjur duke i quajtur dezinformata të kulluara.

Bulliqi i ftuar në emisionin “Raport”, me Naim Sadikun ka thënë se Podujeva është e vogël dhe është normale që ata të cilët pranohen të punë të kenë lidhje familjare me njerëzit e pushtetit.

“Ata të cilët po i përmendin këto dasma, kanë bërë dasma për 22 vite në Podujevë”, ka thënë tutje Bulliqi.

Ai tha që po bëjnë përpjekje që punësimi të jetë meritor. Bulliqi mohoj se djali i baxhanakut të tij është punësuar në QKMF.