Showtime

“Dasma” e Dafina Zeqirit

07/06/2023 18:30
nga:G B

Dafina Zeqiri sot e ka lansuar projektin e saj më të ri.

Kënga e publikuar titullohet “Dasma”, e cila bën pjesë në kuadër të albumit “Unë jam ajo 2023”.

“Kur nuk kom me t’lon vetëm, un me ty e gjeta veten, sem len ti mu vetëm, un me ty jem tan jetën”, është një pjesë e tekstit të këngës.

Veç për 13 minuta, kënga në Youtube, ka arritur t’i marrë 9 mijë e 300 shikime.

Dafina ka lansuar edhe disa hite gjatë kësaj periudhe të verës.

Vlen të cekët ajo me Yll Limanin “Kaje”, e cila është mjaft e pëlqyer nga fansat.