Showtime

Dashuri, rikthime dhe surpriza/ Astrologia e njohur paralajmëron ndryshime të mëdha për këto shenja në Shën Valentin

02/12/2026 15:20
nga:G B

Astrologia Meri Gjini, ka bërë parashikimin e horoskopit për Shën Valentinin në emisionin “Mes’dritë”, ku sipas sa, Venusi është te Peshqit, kemi dhe Shën Valentinin përpara.

Është një Shën Valentin me Venusin në një pozicion jashtëzakonisht shumë të ngrohtë dhe shumë të mirë.

Nevoja për të shprehur emocionet është shumë e fortë te të gjithë. Te Peshqit kemi dhe Mërkurin prandaj aftësia për ta shprehur emocionin duket sikur është talent i të gjithëve, pavarësisht se çfarë raporti kanë me fjalën.

Dashi

Te Dashi ky Saturn është në shtëpi të vet. Do futet tek ata dhe do t’u japë mundësinë që të riformatojnë vetveten, të tregojnë vlerat. Gjithashtu do të kenë zhvillime të mëdha. Pjesa më e madhe e tyre do të kenë një status profesional më të lartë. Duket sikur u jepet një mundësi e dytë. Duhet të veprojnë, koha është tani.

Demi

Një Saturn në një pozicion të tillë që do të ndihmojë për të zgjidhur të gjitha problematikat që kanë pasur që nga 2019 deri më sot. Nga data 14 gjërat bëhen më stabël. Të gjitha vështirësitë që keni kaluar do të kthehen në një ëndërr. Sa i përket Shën Valentinit, duket sikur nevoja për të qenë me dikë që duan fort, do të ishte dhurata më e mirë e kohës dhe momentit.

Binjakët

Një Saturn te Dashi i cili do të sjellë mundësi shumë të mira për degëzime të vogla për zgjerim të profesionit, punës apo rrugëtimin profesional për të pasur burim të dytë të ardhurash. Sa i përket Shën Valentinit, kush ka një Binjak partner/e le të organizojë diçka në shtëpi. Kështu Binjaku do ndihet i sigurt dhe i përkëdhelur.

Gaforrja

Një Saturn në familje të katërt me Diellin e tyre. Deri në 2028 me laps e letër do të duhet të organizojnë mirë periudhën si profesionalisht por edhe çështjet e pronësisë. Me detyrimet materiale që kanë marrë përsipër duket sikur do t’ia dalin mbanë. Sa i përket shën Valentinit duket sikur mjafton t’u jepni vëmendjen maksimale, të shpreheni në maksimum dhe duket sikur Gaforrja me kaq mjaftohet.

Luani

Është një Saturn në Dash i cili do të ndihmojë rrugëtimin për ndryshim statusi personal, për zgjerim familjar dhe për ndryshim të adresës së tyre. Është lëvizje më tepër si shpërngulje e mbarë. Sa i përket Shën Valentinit, kanë nevojë për një festë me muzikë, me njerëz që i bëjnë të ndihen mirë për të shijuar jetën në maksimum.

Virgjëresha

Pjesa më e madhe e tyre do të ketë riformatim në çështje të karrierës dhe në çështje pronësish. Sa i përket asaj që do të merren në fazën e parë, është për të zgjidhur çfarë problemesh ka lënë Saturni te Peshqit. Sa i përket Shën Valentinit, do të jenë më të ëmblit, më me ngjyra për të treguar më të mirën e vetvetes.

Peshorja

Duket sikur Saturni është përballë. Do riprezantohen me një status më të mirë. Do të ndihen më mirë me statusin professional. Sa i përket Shën Valentinit, e kanë më tepër me lojë, pra kanë nevojë për pak rrëmujë, për njerëz rreth e qark.

Akrepi

Një Saturn lehtësues edhe pse zhvillimet kanë të bëjnë me fëmijët. Në përgjithësi sigurinë, qendrueshmërinë, vëmendjen do ta gjejnë te pasardhësit. Sa i përket Shën Valentinit duket dikur është një Venus i mirë. Do të rezultojnë edhe më ekspresiv në emocionet që do të marrin dhe do të japin.

Shigjetari

Venusi dhe Mërkuri janë në familje të katërt. Ky Shën Valentin do të nxisë kërkesa që kanë të bëjnë me sigurinë apo me një lloj ujdie në tonacione të ulëta si për t’u ndjerë mirë në projektimin e së nesërmes që ka të bëjë me dashurinë. Është një dy ditësh shumë i mirë për të shprehur emocionet.

Bricjapi

Saturni është planet i tyre drejtues. U shkon për shtat shumë. Do t’u jepet mundësia që vetëbesimi të rritet në një nivel të tillë që ndoshta dhe do ta teprojnë. Sa i përket Shën Valentinit, i kanë të gjitha mundësitë që të zgjedhin njerëz që i bëjnë të ndihen mirë dhe të shkojnë diku.

Ujori

Saturni te Dashi siguron ekonominë. Do t’u japë një lloj qëndreushmërie në lidhje me xhepin e tyre. Vështirësitë që kanë pasur 2020-2023 në lidhje me ekonominë do harrohen dhe do kapërcehen.

Peshqit

Sa i përket Saturnit te Dashi do të fillojë shenjimin e një periudhe më të lehtësura dhe pa lodhjen e shpirtit që e keni ndjerë herë pas here. Kjo periudhë vazhdon të nxjerrë prioritet kontrollin e gjendrave hormonale. Sa i përket pjesës së Shën Valnetinit e kanë në dorë vetë se çfarë ngjyre do t’i japin këtij Shën Valentini. Ose do të grinden për pakënaqësitë e tyre ose do të tregojnë më të mirën e tyre.