Lajme

DASh: GjND-ja nuk duhet të vendosë që Izraeli të tërhiqet menjëherë nga territoret e pushtuara

02/21/2024 13:37
nga:Sh R

Richard Visek, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, tha se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) nuk duhet të gjejë se Izraeli është ligjërisht i detyruar të tërhiqet menjëherë nga territoret e pushtuara.

Një thirrje për tërheqje duhet të marrë parasysh “nevojat shumë reale të sigurisë” të Izraelit, tha ai.

Visek këtë e tha në seancën dëgjimore në GjND mbi pushtimin e territoreve palestineze nga Izraeli, raporton Sky News.

Çështja u ngrit nga 52 vende që argumentojnë se Izraeli duhet të tërhiqet.