Ronald Araujo publikoi një foto në rrjetet sociale ku shfaqej përkrah Darwin Núñez , bashkëlojtarit të tij uruguajan, i cili udhëtoi për në Barcelonë këtë të martë.
Kjo vjen vetëm një ditë pasi sulmuesi fshiu të gjitha fotot e lidhura me Liverpoolin nga rrjetet sociale, duke shtuar zërat për një largim të mundshëm nga Anglia dhe një rikthim në Spanjë, ku më parë ka luajtur për Almeria , përpara se të bashkohej me Benfica-n.
Largimi i Jurgen Klopp në fund të sezonit është gjithashtu një faktor i rëndësishëm në vendimin e tij, pasi ishte gjermani që e shtyu për ta sjellë në Anfield në verën e 2022.
/GazetaBlic Sport/