Sporti

Darwin Nunez i emocionuar para Kupës së Botës: Gjithmonë kam ëndërruar që kjo ditë të vinte

11/11/2022 22:10
nga:Mergim Rreci

Darwin Nunez flet për realizimin e një ëndrre kur pa emrin e tij të përfshirë në skuadrën e kombëtares së Uruguait për Botërorin 2022.

“Gjithmonë kam ëndërruar që kjo ditë të vinte”, ka reaguar 23-vjeçari në rrjetin social Twitter, ai që numëron 13 ndeshje për kombëtaren (3 gola), përcjell GazetaBlic Sport.

Uruguai është në Grupin H të Kupës së Botës 2022, së bashku me Portugalinë, Gana dhe Korenë e Jugut.

/GazetaBlic Sport/