Sporti

Darmian: Interi nuk mund të festoj, duhet të punojmë shumë ta fitojmë Serie A

04/08/2021 17:23
nga:Lorik J

Lojtari i Inter, Matteo Darmian është shprehur se asgjë nuk ka mbaruar akoma në kampionatin italian dhe se Interi duhet të punojë shumë që ta fitojë Serie A.

Interi fitoi dje kundër Sassuolos me rezultat 2-1 për të vazhduar formën e lartë prej 10 fitoreve rradhazi, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ishte ndeshje e mirë dhe e arritëm objektivin. Nuk duhet të festojmë përderisa ta kemi siguruar matematikisht ‘Scudetton’. Ne jemi një grup i mirë i lojtarëve dhe këtë e tregojmë çdo javë, kemi të gjithë besim te njëri-tjetri, na duhet të vazhdojmë formën e mirë“, tha Darmian.

Interi ndodhet në vendin e parë në tabelën e Serie A me 71 pikë, 11 më shumë se vendi i dytë që është Milan me 60 pikë.

/GazetaBlic Sport.