Lajme

Darkuan në Orikum me një grup arkitektësh, dalin fotot e Ramës krah Ivanka Trump

01/22/2026 10:54
nga:G B

Vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump të mërkurën ka zhvilluar një vizitë në Vlorë së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner. Gjatë vizitës së saj, Ivanka është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama të cilët kanë darkuar së bashku me një grup arkitektësh në zonën e Orikumit.

Euronews Albania ka siguruar pamje ku duket Rama së bashku me Ivankën pas darkës. Në foto duken ata të dy dhe një grup i madh i cili raportohet se janë arkitektë.

Ivanka dhe Kushner dje zhvilluan për rreth 1 orë një takim me një studio arkitekturore mënyrën e realizimit të projektit dhe investimit në ishullin e Sazanit. Ata gjithashtu zhvilluan një vizitë në zonën e hidrovorit në Novoselë.