Kreu i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka komentuar edhe thirrjen nga kryeministri Kurti për tu takuar me partitë opozitare.
Ai ka thënë se thirrja e tij në darkë ka qenë lojë dhe mirë që nuk ka rënë e tërë opozita.
“Në fund më vie mirë që një pjesë e opozitës nuk ka rënë në lojën e Kurtit, Kosova është në vitin zgjedhor, presidentja nga shtatori mund ti fton partitë politike për të përcaktuar datën e zgjedhjeve, dhe jemi duke folur për një muaj e gjysmë dy prandaj ka qenë një lojë e tij”, tha ai në Kanal10.
Limaj shton se kjo mund të jetë edhe një lojë e përbashkët me interesa të përbashkëta.