Opinion

Darka e Gardenit: Supernovë Politike në Kosovë

05/14/2024 09:13
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

Ishte ndoshta darka më e rëndësishme e vitit. “Ka zgjatur shumë” … “nuk jemi parë kohë të gjatë”… këto ishin fjalët e kryeministrit i buzëqeshur dhe me disponim të mirë e me humor. Një skenë sikur pas një seksi të mirë mes partnerëve që nuk janë parë gjatë.

PDK-VV u takuan një një hotel tjetër prej atij të fundit Sirius ku Albin Kurti dhe Isa Mustafa po bëni planet e tyre për qeverinë e ardhshme. Një darkë që u thirrë sikur shumë teknike por që përfundoj ndoshta në aktin më të lartë politik: zgjedhjet e parakohshme.

Një pjesë e opozitës e refuzoj dhe e huqën momentin. “Nuk kemi nevojë të bisedojmë për ligjet, kjo bisedohet nga Kuvendi”.. Sikurse nuk kishin ide që ai Kuvend që ju referuan nuk do të ekzistoj më, mund të shpërbëhet. Apo ndoshta LDK dhe AAK kishin informatat nga inteligjencat e tyre që VV dhe PDK kishin një pajtim paraprak.

Sido që të jetë, kjo mungesë apo momentum i ri e vendosi LDK në një pozitë që në futboll quhet ‘jashtë loje’. Mbase ti edhe ke shenuar golin e fitores, por gjygjtarët, VARi, e anuloj atë. Ky ishte ndoshta mësimi më i madh dhe më i vështirë politik për menaxhmentin e ri të LDK-së. Në politikë nuk mjafton vetëm programi i mirë dhe organizimi i degëve, strategjia politike dhe aleancat mund të jenë thelbësore dhe esenciale në fund për një mundësi për qeverisje.

Nëse VV dhe PDK kanë afruar qëndrimet dhe janë pajtuar në parim për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, atëherë ata mund të jenë afruar edhe me gjërat të tjera. Një qeveri mes VV-PDK asnjëherë më parë nuk është dukur më e mundshme sesa pas darkës së 13 majit në Hotel Garden.

Publiku dhe simpatizantët e militantët e këtyre dy partive sikurse ju gëzuan pamjeve dhe dekleratave pas darkës së gjatë por të rëndësishme. Në fytyrat e liderëve të partive dhe simpatizantëve shihej një lehtësim. VV ishte në hall duket qeverisur e vetme me shumë përgjegjësi të mëdha. E PDK ishte në një krizë identiteti e zënë në mes tranzicionit nga barra e madhe e Hagës. Por një presion i lartë ndërkombëtar rreth asociacionit mund të i ketë afruar ato.

Në fund, dje ishte një ditë e supernovës politike të Kosovës. Supernova krijohet pasiqë vdes dielli (yjet) dhe pluhuri kozmik shpërndahet në hapsirë për të u formësuar më vonë në yje dhe planete të reja. Në këtë rast, po përfundonte një etapë politike ku VV dhe Albin Kurti patën një dominancë politike të paparë më herët e cila nuk do të përsëritet më në atë formë. Nga ky fenomen, lindi një shkëlqim i cili krijon kushte për një sistem të ri politik më të balancuar.

E në këtë momentum, presidentja e Kosovës e cila do të duhej të ishte personi që i thërret, bashkon, koordinon.. partitë politike ishte jashtë vendit në Texas duke vozitur helikopterët apo jashtë loje politikisht. Nuk u ftua apo nuk dukej që ishte pjesë e ekuacioneve.

Gjithashtu LDK dhe AAK mbetën të vetpërjashtuar me aryse objektive apo me strategjinë e tyre politike. Por përderisa ky moment mund të ketë lindur një konstelacion të ri politik atë të VV dhe PDK, kjo gjithashtu, nëse ndodhë, e siguroj një fitore më kualitative dhe më të madhe të LDK në zgjedhjet e 2028 si dhe një opozitë shumë të fuqishme gjatë mandatit të ardhshëm. Në fund, të gjithë mund të kenë fituar në një mënyrë apo tjetër.